Manja prezanton ndryshimet e Ligjit për Policinë e Burgjeve: Hiqet kufizimi i moshës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar ndryshimet e Ligjit për Policinë e Burgjeve në Komisionin Ligjor.
Gjatë fjalës së tij, Manja u shpreh se për policinë e burgjeve ëhstë hequr kriteri i moshës dhe se momentalisht ka 500 vende vakancë.
Ndër të tjera ai u shpreh se një kriter ndalues për punësimin në Policinë e Burgjeve është nëse kanë qenë të dënuar me arrest me burg, apo shtëpie.
“Shtojmë edhe një gërm tjetër, kriter ndalues është nëse një oficer i burgjeve ka qenë arrest me burg apo arrest në shtëpi për një krim të kryer me dashje. Dhe ndyshimi më i rëndësishëm është kufiri i moshës për tu pranuar si oficer burgjesh. Kjo na kishte krijuar një problem në vakanca, pasi kjo kishte reduktuar kapacitetet.
Duke hequr këtë kufizim, ne i japim zgjidhje problemit që kemi sot. Kemi një numër të lartë që shkon te 500. Tani një ndryshim tjetër ka të bëjë edhe me sistemin e gradave. Nënkomisar mjafton të kenë një nivel të dytë të master dhe që kanë një vlerësim pozitiv gjatë ushtrimit të detyrës.
Po ashtu kemi edhe rastet e pezullimit. Ne tashmë e kemi qartësuar, për pezullim vetëm kur merret arrest me burg, apo arrest shtëpia, apo statusin e të të pandehurit” th Manja ndër të tjera.