Dalin pamjet e shpërthimit në vaun e dejes (Video )

Nuk është koha për të mbjellë pemë, por për të mbjellë rend dhe siguri…..
“Nardi, ah e mjera unë”, ishin fjalët e para me zërin duke i’u dridhur të nënës së moshuar të Bernard Ndrecës pak sekonda pas shpërthimit të lëndës plasëse që ishte vendosur në mjetin e Ndrecës. Nëna e tij ishte vetëm pak metra larg mjetit, duke hapur portën, ndërsa i biri ndodhej në makinë. Sasia e vogël e lëndës plasëse dhe vendosja e saj në gomën në krahun e pasagjerit i kanë shpëtuar jetën, Bernard Ndrecës, dhe nënës së tij. Një muaj më parë konkretisht në 13 mars një tjetër eksponent i PD, Prengë Pjetri kreu I PD në fshatin Ungrej të Malësisë Mirditë-Lezhë u bë objektiv u një sulmi me lëndë plasëse, ku nga shpërthimi u rrënua banesa e tij. Këto ngjarje në vigjilje të 14 majit në zona të nxehta ku përplasen dhe interesa të botës së krimit janë një këmbanë alarmi për autoritetet, teksa të gjithë ata që e njohin nga afër zonën ku janë regjistruar këto ngjarje, e dinë mjaft mirë se atje edhe pse jemi në 2023, kanuni respektohet më shumë se institucionet.