Aktualitet

Bursa Shqiptare e Energjisë, lançohet ankandi i parë

Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur ditën e sotme operimim, me linçimin e ankandit të parë të tregut. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se integrimi i tregut energjetik të Shqipërisë me Kosovën është një çast i rëndësishëm për integrimin brenda Ballkanin Perëndimor dhe më pas integrimin e rajonit brenda Evropës.

“Shqipërinë, partnerin tonë, duam ta shohim të rrisë aftësinë e saj për ripërtëritje të energjisë, të rrisë klimën e investimeve duke përkrahur lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian. Ju falenderoj për orgazimin e eventit. Ky organizim është diçka e rëndësishme, por pse? Sepse ndodhemi në një çast të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Evropë. Asgjë nuk mund të ndodh pa energjinë. Kështu që kjo ka të bëjë me të krijuarin e një mundësie, rrethanave, që Shqipëria, Kosova dhe rajoni të kenë stabilitet dhe parashikueshmëri në lidhje me çmimin e saj.

Ka të bëjë me integrimin. Ndërsa Shqipëria po integron tregun e saj me Kosovën, po e shohim këtë si një bazë për integrimin brenda Ballkanin Perëndimor dhe më pas integrimin e rajonit brenda Evropës. Këtu qëndron rëndësia. Me këtë projekt kupton më shumë një çmim efikas të energjisë elektrike dhe tërheqje më tepër të investimeve të huaja. Shtetet e Bashkuara mbështesin me krenari Alpex, dhe USAID ka qenë aty që nga trajnimi i punonjësve të personelit për t’u siguruar që ata të ishin të mirëpërgatitur për nisjen e sotme. Shqipërinë, partnerin tonë, duam ta shohim të rrisë aftësinë e saj për ripërtëritje të energjisë, të rrisë klimën e investimeve duke përkrahur lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Por ka edhe më shumë se kaq. I planifikuar për në fund të këtij viti, ky bashkim tregu do të integrojë më tej Shqipërinë në tregun panevropian të energjisë elektrike, duke hedhur bazat për rritjen e investimit në energjinë e pastër dhe përmirësimin e sigurisë së energjisë. SHBA përmes USAID-it po punojnë me Shqipërinë dhe Kosovën për të transformuar tregjet e brendshme të energjisë në një shkëmbim për shkëmbime konkurruese dhe transparente me tregjet e tjera evropiane”- tha Kim.

LPEX është bursa e dytë operacionale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si një domosdoshmëri për të garantuar transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button