Mbi 5.5 miliardë lekë detyrime, qeveria shlyen 1/3 e borxhit për 31 bashki
31 bashki që kanë probleme financiare për shkak të keqmenaxhimit do t’u jepen nga qeveria 2 miliardë Lekë për të shlyer detyrimet e prapambetura. Për kryetarin e Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, ky është një lajm pozitiv sa i takon reduktimit të borxhit të akumuluar, por nga ana tjetër i bën njësitë e qeverisjes vendore dembele në përmirësimin e bilanceve të tyre financiare.
“Nga njëra anë, pra qeveria qendrore po lehtëson barrën që nga totali 12 miliardë lekë që kanë pasur borxh 61 bashkitë e Shqipërisë, qeverisja qendrore ka marrë përsipër rreth 1/3 ose 25-27 përqind të këtij borxhi. Ata duhet të shtrojnë bazat e zhvillimit ekonomik në njësitë e tyre, të krijojnë të ardhura, të ulin shpenzimet dhe të shlyejnë detyrimet”.
Për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, kjo shtesë granti në formën e transfertës së pakushtëzuar nuk do të përfshijë Bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës, për shkak të të ardhurave të shëndosha.
“Bashkia e kryeqytetit ka nevojë për një status të veçantë në të gjitha dimensionet, por edhe në çështjet financiare”.
Ndërkohë 61 bashkitë në vend janë në monitorim nga qeveria, e cila kërkon nga to efikasitet në mbledhjen e taksave, shërbim ndaj qytetarit dhe shlyerjen e borxheve të prapambetura, për të mos rritur më tej stokun e tyre.
/a.r
#Mbi #miliardë #lekë #detyrime #qeveria #shlyen #borxhit #për #bashki
JavaNews