Aktualitet
Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Tiranë

Një 48-vjeçar turk u arrestua në Tiranë nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit të tij.
Në pranga ra Hasan Ozcan, banues në Tiranë. Ai u lokalizua në zonën e Unazës së Re dhe u arrestua gjatë një aksioni policor të koduar “Istanbul”.
48-vjeçari Hasan Ozcan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll të Turqisë e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.
/a.d
#Ishte #në #kërkim #ndërkombëtar #arrestohet #turku #në #Tiranë
Java News