Aktualitet

Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë lajmet se djali i tij Shkëlzen Berisha është thirrur ditën e sotme në GJKKO, për çështjen e “Gërdecit”. Ai u shpreh në “Opinion” se ky është një mashtrim nga ana e Strukturës së Posaçme për motive politike, duke theksuar se djali i tij i ka lënë të gjitha të dhënat e sakta në dëshmitë e mëparshme.

“Një fabrikacion i tipit të vjetër. Djali im kryekëput për motiv politik është thirrur në skap për një çështje që nuk ka asnjë lidhje dhe ka dëshmuar. Aty në dëshmi ka lënë adresën fizike, digjitale dhe numrin e telefomit. Thirrja e tij është një truk tjetër i skapit. Asnjë njoftim, absolutisht! Një mashtrim i turpshëm i skapistëve. Kanë deklaruar se nuk ja gjetëm adresën”, tha Berisha.

Kujtojmë se këtë të Enjte u raportua se Shkëlzen Berisha ishte thirrur për t’u paraqitur në GJKKO, por në seancë u relatua se nuk është lajmëruar pasi ka ndërruar adresën e banimit.

Njëjtë si babai i tij, edhe vetë Shkëlzen Berisha ka thënë sot përmes një postimi në Facebook se atij nuk i ka ardhur asnjë njoftim, në adresën e saktë dhe numrin e telefonit që i ka vënë në dispozicion GJKKO.

/a.r

#Të #birin #prisnin #sot #në #gjyq #Berisha #mbron #publikisht #Shkëlzeni #ska #marrë #asnjë #njoftim #sulmojnë #për #arsye #politike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button