Aktualitet

“Ik pi*dhu, legen, burracak!” Xhaçka i kthehet Bardhit pasi nuk e lejoi të hynte në Parlament

Teksa qëndrojnë në hyrjen e pasme të parlamentit, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, nuk kanë lejuar që të hyjnë brenda në seancë 2 deputetet e PS-së, Klotilda Bushkën dhe Olta Xhaçkën.

Kjo ka shkaktuar një debat të ashpër dhe akuza nga ana e Gazment Bardhit ndaj Olta Xhaçkës teksa kjo e fundit nuk ia ka përtuar deputetit demokrat.

Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Nuk është rregulli i hajdutut, hajdutët hyjnë brenda, të ndershmit hyjnë brenda. Mos më prek me dorë mua.

Edi Paloka: Ik mos bëj si e fortë.

Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: Dil andej, dil andej!

Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Shko njëherë jep llogari për ato pronat e falsifikuara që ke vjedhur.

Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: Nuk është hyrja hajdutët brenda dhe të ndershmit jashtë! Nuk është kështu, as me investime strategjike dhe as me fonde AZHPR-je.

Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: Unë e di si e do përgjigjen ti, por nuk e meriton.

Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Përgjigjen ta japësh për SPAK ti! Do ta japësh shumë shpejt në SPAK!

Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: O legen, o burracak, ik pirdhu!

Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Përgjigjen do ta japësh shumë shpejt në SPAK!

#pidhu #legen #burracak #Xhaçka #kthehet #Bardhit #pasi #nuk #lejoi #të #hynte #në #Parlament
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button