Qeveria themelon një mekanizëm për t’i monitoruar lëvizjet pas liberalizimit të vizave

Qeveria ka miruatuar vendimin për themelimin e Mekanizmit e Parlajmërimit të Hershëm për Monitorimin e Trendeve të Migrimit.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky mekanizëm do t’i monitorojë lëvizjet e migrimit me rastin e liberalizimit të vizave.
“Ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendet e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Europian, të mbledh dhe të analizojë të dhëna lidhur me lëvizjet e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e zonës Schengen, si dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave për institucionet relevante me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të procesit”, tha Kurti.
Zëvendësministri i Minsitrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se “ky mekanizëm themelohet me një përbërje ndërinstitucionale”.
#Qeveria #themelon #një #mekanizëm #për #monitoruar #lëvizjet #pas #liberalizimit #të #vizave
gazetablic.com