Manchester United vendos dy rekorde negative

Manchester United nuk ia doli të merrte pikë përballë Bayernit të kualifikuar, duke u mposhtur 0-1 në “Old Trafford”. Dhe duke i dhënë lamtumirë Europës për këtë sezon.
Pasi bashkë me bavarezët u kualifikuan danezët e Copenhagenit në Champions, ndërkohë që Galatasaray do të zhvendoset në Europa League si vend i tretë në grupin A.
Plot 12 ndeshje ka humbur këtë sezon United, mes Premier League, Champions League dhe Carabao Cup. Nga 24 në total. Djemtë e Ten Hag janë thyer në 50% të dueleve të këtij sezoni!
“Djajtë e Kuq” kanë humbur 7 nga 16 sfidat e kampionatit, 4 nga 6 përballjet e grupeve në Champions dhe një nga 2 takimet në Kupën e Ligës! I njëjti numër disfatash që United regjistroi gjatë 62 ndeshjeve të sezonit të kaluar…
Skuadra kishte bërë më keq në histori vetëm në sezonin 1933/1934, kur përqindja e humbjeve (megjithëse me shumë më pak ndeshje të zhvilluara) ishte 61%.
Por jo vetëm kaq, pasi United pësoi 15 gola në 6 sfidat e grupit në Champions League. Shifër që nuk e kishte pësuar kurrë më parë një ekip anglez në fazën e grupeve.
#Manchester #United #vendos #rekorde #negative
gazetablic.com