FOTOT/ Banka e Shqipërisë vendos afatin e fundit për këmbimin e kartëmonedhave të vjetra

Banka e Shqipërisë njofton se fundi i këtij viti, 31 dhjetor, do të jetë mundësia e fundit për këmbimin e kartëmonedhave të vjetra që tashmë janë pa kurs ligjor.
Sipas njoftimit nga Banka e Shqipërisë, kartëmonedhat do të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.
Mbështetur bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka e Shqipërisë njofton se data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë/m.j
-100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar
-100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit
-200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit
-500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli
-500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit
-1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut
#FOTOT #Banka #Shqipërisë #vendos #afatin #fundit #për #këmbimin #kartëmonedhave #të #vjetra
JavaNews