Aktualitet
Jepnin “spektakël” me makina te Bulevardi i Ri, policia gjobit të rinjtë e TikTok-ut

Përmes rrjetit social TikTok, policia ka identifikuar të rinj të cilët kanë postuar video me makina të ndryshme duke kryer manovra të rrezikshme.Kryesisht filmimet janë bërë të Bulevardi i Ri.Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse, bën me dije policia.
Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj.