Aktualitet

16 maji, sfida e Shqipërisë në planin europian. Mungesa e një politike euroatlantike për Ballkanin –

Me qeveritë e reja në Gjermani dhe SHBA, shihet me interes qëndrimi I tyre në sferën tonë rajonale, atë të Ballkanit.

Analisti Mentor Nazarko, I ftuar në ‘ Real Story’ komentoi zhvillimet e fundit gjeopolitike. Sipas tij, data 16 maj që përkon me mbajtjen e Samitit të Europës në Shqipëri, do të jetë një test për vendin tonë në planin europian. Nazarko u shpreh se nuk kemi një politikë euroatlantike për Ballkanin si dhe në këndvështrimin e tij, aksi Macron- Menz do të ketë rikonceptim.

“Në 16 maj është Samiti i Europës në Shqipëri dhe roli i Ramës lidhet dhe me këtë fakt. Shqipëria ka një pike të fortë që është ruajtja e ekuilibrave ose 100 % amerikan ose europian. Kjo është pika e rëndësishme. 16 maji është një test i fuqisë së re të Shqipërisë në planin europian.

Në vijëmisë, Menz ka qenë alternative e Merkel, por nuk kemi të dhëna të rëndësishme për qëndrimin europian. Macron mund të ketë harruar një pjesë të përpjekjeve për negociatat Kosovë- Serbi. Ashtu siç duhet të imagjinojmë që po kjo administratë personifikohet me Richard Grenell. Ambasadat janë pasive. Nuk kemi një politikë euroatlantike për Ballkanin. Tani është aksi Macron – Menz dhe do të ketë rikonceptim. Nuk ka indikacione se ku do të shkojë ky qëndrim europian, kjo martesë mes Macron çfarë do të prodhojë nën ndikimin e Trump.”

#maji #sfida #Shqipërisë #në #planin #europian #Mungesa #një #politike #euroatlantike #për #Ballkanin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button