Postecoglu me lëvdata: Son i shkëlqyer, Richarlison fantastik

Tottenham fitoi 4-1 përballë Newcastle, duke kaluar momentin e vështirë në kampionët, teksa në pesë ndeshjet paraardhëse kishte mbledhur vetëm një pikë!
Trajneri Ange Postecoglu vlerësoi performancën e djemve të tij, sidomos të dy sulmuesve Son dhe Richarlison. Kapiteni korena shënoi dhe dhuroi dy asiste, ndërkohë që braziliani realizoi dygolësh.
“Jam i kënaqur për shumë aspekte të lojës, skuadra zhvilloi një ndeshje të madhe kundër Newcastle.
Son ishte i shkëlqyer në pjesën e parë, i mrekullueshëm, por edhe të tjerët ishin gati dhe u treguan vendimtarë.
Mund të shënonim edhe gola të tjerë, ishte një nga performancat më të mira deri tani nga skuadra ime.
Perfekt ishte edhe rikthimi i Richarlison te golat, një tjetër futbollist i rëndësishëm, i cili bën diferencën“, u shpreh trajneri i Spurs.
Skuadra londineze renditet e pesta me 30 pikë, duke qenë 7 pikë larg Liverpoolit kryesues.
#Postecoglu #lëvdata #Son #shkëlqyer #Richarlison #fantastik
gazetablic.com