Aktualitet
Aksident i rëndë në Greqi, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një person ka humbur jetën.
Mediat greke raportojnë se dy makina janë përplasur kokë më kokë në rrugën nacionale Kilkis-Doiranas,
dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.
#Aksident #rëndë #në #Greqi #një #vdekur #dhe #pesë #të #plagosur
lajmetverteta