Ancelotti: Jam i lumtur, ata nuk meritonin humbjen

Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Betis. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Jude Bellingham, madrilenët nuk mundën të ruanin portën e paprekur dhe në fund, u desh mjaftoheshin me vetëm një pikë. Pas sfidës, tekniku Carlo Ancelotti, u shpreh se nuk ishte i mërzitur me rezultatin pasi barazimi ishte i drejtë.
“Ishte një ndeshje e luajtur mirë nga të dyja skuadrat, rezultati është i drejtë. Pësuam golin në momentin më të mirë, por Betis nuk e meritonte humbjen. Zhvilluan një ndeshje të mirë, ashtu si edhe ne.
Ishte një ndeshje e vështirë, në një fushë të vështirë dhe përballë një rivali që luan mirë, jemi të lumtur për pikën sepse bëhet fjalë për një transfertë delikate. Tani të mendojmë për sfidat e ardhshme.
Nëse mendoni se do të them se jam i trishtuar, kjo nuk ka për të ndodhur. Unë jam i lumtur”, u shpreh Ancelotti. Aktualisht, Real Madrid udhëheq LaLigën me 39 pikë, por pas këtij barazimi ndjekësit si Girona, Barcelona dhe Atletico Madrid mund të përfitojnë.
#Ancelotti #Jam #lumtur #ata #nuk #meritonin #humbjen
gazetablic.com