Aktualitet
Dy fëmijët e Liridona Ademajt merren në përkujdesje nga Suedia

Dy fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar të shtunën drejt Suedisë.
Burime për Klan Kosova konfirmojnë se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje. Kujtojmë se dy fëmijët janë shtetas suedezë.
Liridona Ademaj u vra më 29 Nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë.
Një prej tyre, më saktësisht personi që dyshohet se i ka siguruar armën Murselit, u arrestua mbrëmjen e së shtunës.
/f.s
#fëmijët #Liridona #Ademajt #merren #në #përkujdesje #nga #Suedia
Java News