Aktualitet

Shtrenjtohen çmimet e”shportës”, ja sektori i ushqimeve që ‘zbraz’ xhepat e familjeve shqiptare

Pasi në muajin tetor u regjistrua niveli më i ulët i çmimeve gjatë këtij viti, trendi rritës është rikthyer në nëntor.

Sipas Institutit të Statistikave treguesi i ndryshimit të çmimeve u rrit ne 3.9% nga 3.8% që ishte muajin e kaluar, megjithatë me një ritëm shumë më të ulët krahasuar me vitin e shkuar.

Ndryshimin më të fortë e kanë pësuar produktet e shportës, ku zarzavatet kryesojnë listën me 21,2% rritje, pasuar nga frutat me 9.3%, dhe qumështi dhe vezët me 8.3%.

Në prag të festave të fundvitit duket se edhe grupi i argëtimit dhe mobiljeve kanë shënuar shtrenjtim.

#Shtrenjtohen #çmimet #eshportës #sektori #ushqimeve #që #zbraz #xhepat #familjeve #shqiptare
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button