Aktualitet

Isufaj: Prokurorët po punojnë me përkushtim në identifikimin e kryerësve të krimeve të luftës

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë në një konferencë për media se prokurorët po hasin në sfida për gjetjen e dëshmive në lidhje për kryerësit e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

Prokurorët po punojnë më shumë përkushtim përkundër sfidave që hasin në sigurimin e provave dhe dëshmive”, ka thënë Isufaj.

“Përkundër faktit se ka kaluar një kohë e konsiderueshme dhe janë krijuar vështirësi për një punë sa më të suksesshme në identifikimin e kryerësve dhe kapjen e tyre për t’i sjell para drejtësisë”.

Ai theksoi se Prokuroria Speciale do të vazhdojë të punojë në ndjekjen e rasteve që kanë të bëjnë më krimet e luftës.



#Isufaj #Prokurorët #punojnë #përkushtim #në #identifikimin #kryerësve #të #krimeve #të #luftës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button