Life Style

“Republika e Rakisë”, Tirana nismë për promovimin e pijes shqiptare si pjesë e trashëgimisë kulturore

Piramida do të mbledhë ekspertët dhe prodhuesit më të mirë të rakisë në një event unik.

Bashkia e Tiranës sjell më 8-9 dhjetor eventin  “Republika e Rakisë”,  e cila ka në fokus një nga pijet tradicionale shqiptare “rakinë”, si një produkt tipik dhe turistik shqiptar i cili është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

Ky event do të mbledhë së bashku aktorë të ndryshëm, operatorë, prodhues, personalitete të njohura dhe ekspertë të fushës së rakisë, enologë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, të cilët do kenë mundësi të diskutojnë tema të ndryshme mbi promovimin e pijes tradicionale shqiptare ‘raki’ dhe krijimit të urave të bashkëpunimit mes operatorëve dhe prodhuesve shqiptarë.

Ky projekt synon rritjen e prodhimit të rakisë si produkt tipik tradicional dhe turistik e po ashtu edhe promovimin e këtij produkti tek turistët dhe rezidentët e huaj.

/a.r

#Republika #Rakisë #Tirana #nismë #për #promovimin #pijes #shqiptare #pjesë #trashëgimisë #kulturore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button