Life Style

Restaurohet “Lulëkuqet mbi mure”, Rama: E bën të paprekshëm për të gjithë brezat

Premiera e shumëpritur e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” do të mbahet sot në Kinema Millennium në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fragmente nga filmi i restauruar ndërsa fton të gjithë që ta ndjekin në kinema.

Rama shprehet se filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, ç’ka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat.

Premiera e filmit do të mbahet sot në orën 17:00, me praninë e regjisorit Dhimitër Anagnosti si dhe të aktorëve të filmit: Timo Flloko, Strazimir Zaimi, Krenar Arifi, Artur Hoxholli, Roland Ohri, Agron Domi.

/a.r

#Restaurohet #Lulëkuqet #mbi #mure #Rama #bën #të #paprekshëm #për #të #gjithë #brezat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button