Aktualitet
E dhimbshme! Vdes tragjikisht 10-vjeçari për shkak të motit të keq

Gjermania orët e fundit është përfshirë nga moti i keq i cili ka shkaktuar edhe 4 viktima.
Një ndër viktimat ishte fatkeqësisht dhe një 10-vjeçar.
10-vjeçari ishte në autobusin i cili u përplas me një borëpastruese e më pas me një pemë.
Dy burra u vranë në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të rrugëve “të ngrira”.
Probleme të rënda ekzistojnë në autostrada, ku rrëshqitja e mjeteve në rrugë shkaktoi vështirësi të mëdha në drejtimin e automjeteve.
#dhimbshme #Vdes #tragjikisht #10vjeçari #për #shkak #të #motit #të #keq
lajmetverteta