Aktualitet

SHBA: Refuzimi për lirimin e pengjeve gra, shkak i dështimit për armëpushimin Izrael-Hamas!

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit me shumë gjasë dështoi të arrihej pasi që Hamasi kishte refuzuar që t’i lironte pengjet gra, sipas zëdhënësit të departamentit amerikan të shtetit, Mathew Miller.

“Duket që njëra prej arsyeve se pse nuk duan që t’i dorëzojnë gratë që po i mbajnë pengje dhe arsyeja se pse kjo pauzë dështoi është për shkak që nuk duan që ato gra të flasin për atë që u ka ndodhur gjatë kohës sa janë mbajtur”, ka thënë Miller.

Miller u ka thënë gazetarëve që grupi nuk ka dashur që gratë të flasin publikisht për dhunën seksuale, dhe që qeveria amerikane “nuk ka pasur arsye që t’i vë në dyshim” raportimet për përdhunime.



#SHBA #Refuzimi #për #lirimin #pengjeve #gra #shkak #dështimit #për #armëpushimin #IzraelHamas
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button