Aktualitet

“PD duhet zhdukur. Argita vjen si non-grata”, Baçi sherr me gazetarin: Ti je me mision këtu!

Gazetari Reldar Dedaj dhe deputeti Luan Baçi u përfshinë në një debat mbrëmjen e kësaj të hënë (4 dhjetor) në studion e emisionit “3D” në RTSH. Teksa po diskutohej në lidhje me të ardhmen e PD-së dhe se kush mund ta marrë drejtimin e saj, ndërsa në skenë ka dalë edhe vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Berisha, Dedaj u shpreh se ajo nuk ka ndonjë element, por vjen në parti si “non grata”.

Nga ana tjetër, Baçi e kundërshtoi, duke e akuzuar atë për “mision të veçantë për këtë punë”.

Debati:

Dedaj: Nëse demokratët janë me këtë lloj mentaliteti, kjo PD duhet zhdukur nga faqja e dheut

Baçi: Ti ke luftuar për ta zhdukur në fakt

Dedaj: Unë kam kontribuar pa marrë një cent nga PD

Baçi: Ke marrë këtë që del në studio dhe ke marrë emër, edhe ky fitim është

Dedaj: Unë jap mësim në fakultet, jam gazetar. Unë po them që nëse demokratët kanë këtë lloj mentaliteti, nuk kam asnjë lloj urrejtje me familjen Berisha, përkundrazi, por unë mendoj që prania e Argita Berishës në podium është një simbolikë shumë e fortë, nuk ka nevojë për fjalë. Situata nëse do ishte kaq romantike duke  e lidhur të djathtën me elementë të trashëgimisë. E djathta sot është shkëputur nga këto koncepte sepse i mëshon shumë konceptit të meritokracisë. Ne mendojmë që mund të vijë te Argita, por përmes meritokracisë. Argita nuk ka fare ndonjë element, ajo vjen si non grata. Mbi kurrizin e demokratëve nuk mjafton një non gratë, por duhen dy.

Baçi: Unë e di që ti ke mision të veçantë për këtë punë

Dedaj: Nuk ka asnjë lloj misioni.

Baçi: Nëse del si analist, bjeri drejt gjësë

Dedaj: Shumë drejt po i bie. Problemi është që duhet shkëputur PD-ja nga mentaliteti totalitarizmit.

/a.r

#duhet #zhdukur #Argita #vjen #nongrata #Baçi #sherr #gazetarin #mision #këtu
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button