Aktualitet

Policia zbardh detaje për vrasjen e 14-vjeçares: Babai i përfshirë në rrëmbim, vrasësi në arrati

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, mbajti një konferencë për media, ku tha se babai i 14-vjeçares Vanja G. ka marrë pjesë në rrëmbimin e saj.

“Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim dhe në udhëheqje të Prokurorisë Publike ka ndriçuar rastin mbrëmë, janë siguruar provat, dyshohen pesë persona, tre janë arrestuar, një është jashtë shtetit dhe babai i të miturës është ndaluar dhe marrë në pyetje për përfshirjen e tij në rrëmbim. Motivi është interesi vetjak, ku njëri prej personave në marrëveshje dhe dijeninë e një familjari ka organizuar kryerjen e një vepre penale me qëllim zhvatjen e parave nga nëna, që në të ardhmen të gjithë të përfshirët të kenë përfitime materiale”, tha Spasovski.

Sipas tij, i vrarë i tjetër Pançe Zhezovski (74) nuk ishte në lidhje me Vanjën, por automjeti i tij ishte konfiskuar për shkak të lidhjes me njërin nga të dyshuarit.

Sipas ministrit të Policisë maqedonase, e mitura është rrëmbyer nga hyrja e shtëpisë pasi babai kishte ndarë më parë informacione me rrëmbyesit.

Organizatori dhe zbatuesi kryesor ende nuk është në arrestuar.

“Organizatori dhe autori kryesor që vrau me pistoletë një të mitur rreth orës 11:00 të datës 27 nëntor 2023. Ministria e Punëve të Brendshme do të bëj gjithçka për ta sjellë këtë përbindësh para drejtësisë sapo hyn në tokën tonë”, tha Spasovski.

Për Lj.P., i cili dyshohet për vrasjen e Vanjës, do të lëshohet një urdhër ndërkombëtar.



#Policia #zbardh #detaje #për #vrasjen #14vjeçares #Babai #përfshirë #në #rrëmbim #vrasësi #në #arrati
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button