Aktualitet

Xavi pas fitores ndaj Atleticos: Kemi rikthyer lojën tonë, lojtarët kanë bërë një hap përpara

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është shprehur shumë i kënaqur me fitoren 1-0 ndaj Atletico Madridit në derbin e xhiros së 15-të të La Ligës.

“Lojtarët bënë një hap përpara. Ata besuan në vetvete. Skuadra ishte e shkëlqyer në shumë aspekte. E vetmja gjë që na mungonte ishte efikasiteti. Ne luajtëm një ndeshje që mund ta kishim fituar më rehat,” filloi Xavi.

“Jam shumë i lumtur sepse rikthyem lojën tonë. Ne humbëm dy raste në pesë minutat e fundit. Le të shpresojmë se mund të gjejmë qëndrueshmërinë që na nevojitet për të luajtur çdo ndeshje të tillë,” vazhdoi ai.

“Nuk e pashë Joao Felix të festonte golin, por ai bëri sërish diferencën. Ai dha gjithçka. Ai shkon shumë mirë me Cancelon dhe gjithmonë them se e shoh shumë të lumtur me ne”, tha trajneri i Barcelonës.

/ Sport​



#Xavi #pas #fitores #ndaj #Atleticos #Kemi #rikthyer #lojën #tonë #lojtarët #kanë #bërë #një #hap #përpara
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button