Aktualitet
Dëmtohet shtëpia e një kosovari në veri, persona të panjohur vendosin edhe disa mbishkrime në të

Një person në Mitrovicë të veriut ka njoftuar se disa persona të panjohur ia kanë dëmtuar pjesërisht shtëpinë e cila ishte duke u ndërtuar, si dhe kanë vendosur disa mbishkrime.
Rasti ka ndodhur më datën 2 dhjetor.
“Më 03.12.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia të cilën ishin duke ndërtuar, persona të panjohur e kishin dëmtuar pjesërisht dhe kishin shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë në mure si dhe në dysheme të shkruara me shkronja cirilik”, thuhet në njoftim.
Rasti është nën hetime.
#Dëmtohet #shtëpia #një #kosovari #në #veri #persona #të #panjohur #vendosin #edhe #disa #mbishkrime #në #të
gazetablic.com