PLOT surpriza, disa nga VIP-at që do të hyjnë në BBV sezonin që nis

Tashmë është bërë e ditur që Big Brother VIP do të nis nga janari. Gjatë kësaj kohe janë përfolur disa emra që mund të shohim në shtëpinë e famshme.
Arbër Çepani është një ndër personazhet që ka marrë ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.
Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita.
Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.
Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri.
#PLOT #surpriza #disa #nga #VIPat #që #të #hyjnë #në #BBV #sezonin #që #nis
lajmetverteta