Atentati ndaj shqiptarit në Greqi, zbardhen detaje të reja për Thimi Drobonikun

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 56-vjeçarit shqiptar, baba i një fëmije të mitur, i cili ishte dhe banues prej shumë vitesh në Palaio Faliro me familjen e tij.
Në lagjen ku jetonte që kur shkoi në Greqi, gati 20 vjet më parë, Thimi Droboniku alias Thimi Prifti, cilësohet si një njeri paqësor që mbante kontakte me bashkatdhetarët e tij nga Shqipëria dhe nuk ishin të paktë ata që e vizitonin në banesën e tij në katin e 4-të në një pallati në rrugën “Atlantos”.
Madje, shumë herë në lagje kanë bërë përshtypje makinat luksoze që drejtoheshin nga bashkatdhetarët e Thimi Drobonikut.
Viktima, i njohur edhe si Thimi Prifti për autoritetet, është identifikuar menjëherë nga policia kur u njoftua për sulmin vrasës ndaj tij.
Sipas informacioneve, 56-vjeçari ka precedentë penalë në Greqi. Konkretisht në maj të vitit 2023 akuzohej se kishte trafikuar 700 gramë kokainë me dy bashkëpunëtorët e tij grekë, të cilët përveç rasteve të drogës, kanë qenë edhe të akuzuar për krime të tjera.
Gjithashtu, në vitin 2004, 56-vjeçari akuzohej për trafikim të 1 kg heroinë. Para disa vitesh ai ka qenë bashkëpronar në një kafene, ndërsa së fundmi nuk punonte.
/f.s
#Atentati #ndaj #shqiptarit #në #Greqi #zbardhen #detaje #të #reja #për #Thimi #Drobonikun
Java News