Delta e lumit Jance drejt zhvillimit të integruar

Si një nga zonat më aktive, më të hapura dhe më inovative në Kinë, Delta e Lumit Jance ka tërhequr investitorët botërorë me epërsitë e saj të shumta, si zinxhiri i plotë industrial, burimet e pasura të talenteve dhe një mjedis i sigurt biznesi.
Të enjten, në një simpozium mbi thellimin e zhvillimit të integruar të Deltës së Lumit Jance, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping theksoi që, në rrugën për modernizimin e stilit kinez, duhet të bëhen përpjekje për arritur përparime të reja në zhvillimin e integruar, si edhe në forcimin e rolit drejtues dhe shembullor të kësaj zone.
Sipas një raporti të publikuar nga Akademia e Shkencave Shoqërore e Shangait, nga viti 2018 deri më 2022, GDP-ja e Deltës së Lumit Jance u rrit me një normë mesatare vjetore rreth 5.5 %, duke zënë 24 % të vëllimit të përgjithshëm kombëtar. Numri i qyteteve në këtë zonë me GDP mbi një trilion juanë është rritur nga 6 në 8, duke përbërë afro një të tretën e numrit të përgjithshëm të qyteteve të tilla në Kinë.
Xi bëri thirrje që Delta e Lumit Jance të promovojë me gjallëri hapjen me nivel të lartë dhe të shtojë bashkëpunimin ndërrajonal në inovacionin tekniko-shkencor dhe industrial shkruan CMG.
Sipas planit 3-vjeçar të veprimit për krijimin e një mjedisi biznesi të klasit botëror në Deltën e Lumit Jance, deri në vitin 2025 kjo zonë do të eliminojë gradualisht barrierat administrative, do të ulë ndjeshëm kostot e transaksioneve dhe do ta ngrejë konkurrueshmërinë ndërkombëtare të mjedisit të vet të biznesit në nivel të përparuar botëror.
#Delta #lumit #Jance #drejt #zhvillimit #të #integruar
Java News