Aktualitet
Aksidentohet një polic në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një veture dhe një zyrtar të Policisë së Kosovës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 07:25 në fshatin Arllat, në Drenas.
Sipas raportit bëhet e ditur se lëndime ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture civile dhe një zyrtar të PK-së. Si pasojë, lëndime ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
#Aksidentohet #një #polic #në #Drenas
gazetablic.com