Çitaku – Aliut: Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut i cili mbrëmë në një emision televiziv kishte deklaruar se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.
Teksa Çitaku n1% reagimin e saj në Facebook, duke iu referuar ministrit Aliu, tha se “nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën”.
Sipas saj, qeveritë janë të përkohshme, derisa Kosova është e përjetshme.
“Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën. Qeveritë janë të përkohshme. Kosova është e përjetshme”, tha Çitaku.
Postimi i plotë:
#Çitaku #Aliut #Nuk #mundesh #dashtë #Shqipërinë #duke #urrejtë #Kosovën
gazetablic.com