Aktualitet

“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

Tema e kësaj të enjteje në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka qenë “Shqiptarët që kanë lënë gjurmë në botë!”.

Sigurisht që filantropja, e cila ka fituar Çmimin Nobel për Paqen, Nënë Tereza, nuk mund të mos përmendej në programin e sotëm.

Madje pedagogu Mark Marku, tregon edhe një histori të Nënë Terezës e Bill Clinton dhe arsyen pse ky i fundit ndihmoi Kosovën në kohën më të vështirë.

Mark Marku: Nënë Tereza pa diskutim është, mendoj, figura më e njohur në nivel ndërkombëtar e modernitetit.

Blendi Fevziu: E modernitetit pa diskutim.

Mark Marku: Ka fituar Nobelin për Paqe. Por përveç kësaj ka qenë një njeri me shumë ndikim, jo vetëm për kishën katolike, por për gjithçka ka ndodhur.

Blendi Fevziu: Si misionare në përgjithësi.

Mark Marku: Si misionare, por ka pasur përtej…

Blendi Fevziu: E ka dal përtej katolicizmit.

Mark Marku: Unë them vetëm diçka. Atë që thoshte një shqiptar që kishte takuar Bill Clinton në një moment, ishte në ambientin ku Clinton shkonte pasi kishte qenë president në zyrën e vet dhe e pyet çfarë e ndikoi tek ti që të ndërhyje aq fort për Kosovën. Dhe i thotë “kam pasur një takim me Nënë Terezën” dhe më tha “të lutem ndihmoje popullin tim”, diçka e tillë se nuk e mbaj mend përmendësh. Bill Clinton thotë “pasi unë mbarova porosinë e Nënë Terezës, shkova tek varri i Nënë Terezës, kur vdiq Nënë Tereza dhe i thashë ‘unë e mbarova porosinë’”.

/a.r

#shkova #tek #varri #dhe #thashë #Mark #Marku #tregon #porosinë #Nënë #Terezës #për #Bill #Clinton
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button