Aktualitet

Këlliçi zbulon se kur nis mosbindja civile e njerëzve të Berishës

Anëtari i Kryesisë në PD-ën e Rithemelimit, Belind Këlliçi ka zbuluar në emisionin “Debat” në A2CNN sesi do të vijojë aksioni i opozitës dhe kur do të nisë mosbindja civile, e paralajmëruar nga Sali Berisha.

Sot jemi në muajin dhjetor ku do të kemi një vendimmarrje shumë të fortë në Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe ku do të caktohet aksioni opozitar dhe agjenda që do të nisë nga janari në vijim. Për mosbindjen civile, mënyrën si do të reagojmë nga janari e vijim do të ketë një aksion shumë të fortë opozitar dhe do të shtrohen disa teza për t’u diskutuar. A do të pranohet një proces tjetër zgjedhor me Edi Ramën kryeministër, kjo mbetet për t’u parë. Është diskutuar dje në mbledhjen e kryesisë së PD teza që do të shtrohet për diskutim edhe në Kuvend, që PD me Edi Ramën kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nuk do të futet. Kjo do të thotë që ne do të pamundësojmë qenien e Edi Ramës kryeministër”, tha Këlliçi.

/a.r

#Këlliçi #zbulon #kur #nis #mosbindja #civile #njerëzve #të #Berishës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button