Aktualitet
I FUNDIT! Ekzekutohet shqiptari në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Paleo Faliro në Greqi, ku një 60 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri.
Mediat helene raportojnë se 60-vjeçaringa Shqipëria ishte pranë një pallati në rrugën Atlas, kur është qëlluar me armë.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve që kishte marrë në gjoks nuk ka mundur të mbijetojë.
Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja 9 mm, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gjithashtu mediat raportojnë se 60-vjeçari shqiptar ka qenë më herët i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike dhe falsifikim.
#FUNDIT #Ekzekutohet #shqiptari #në #Greqi
lajmetverteta