Sport

Asllani titullar në Champions, i besohen “çelësat” e mesfushës së Inter

Për Kristjan Asllanin ka ardhur momenti që të shkëlqejë edhe te Interi, pas performancës së shkëlqyer si titullar në kombëtaren kuqezi, nën drejtimin e Sylvinho-s.

Ashtu siç pritej, trajneri Inzaghi ka zgjedhur ta aktivizojë mesfushorin elbasanas si titullar, në sfidën që zikaltërit do të luajnë mbrëmjen e sotme kundër Benficas.

Asllanit i besohen kështu çelësat e mesfushës si zëvendësuesi ideal i turkut Çalanoglu në ndeshjen e vlefshme për raundin e 5 në grupet e Champions League, që starton nga ora 21:00 në “Estadio da Luz”.

/a.r

#Asllani #titullar #në #Champions #besohen #çelësat #mesfushës #së #Inter
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button