Aktualitet

Moravë/ Benzi del nga rruga, përfundon në kanal dhe shpërthen në flakë

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Një mjet tip Benz ka dalë nga rruga, ka përfunduar në kanal dhe ka marrë flakë. Personat që ndodheshin brenda janë ndihmuar nga banorët e zonës. Të katërt janë në spital duke u mjekuar, pa lëndime të rënda.

Forca policie dhe makinat e zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe kanë rrethuar perimetrin për të shuar flakët.

Po hetohet për rrethanat, në mënyrë që të bëhet zbardhja e plotë e ngjarjes.

/a.d

#Moravë #Benzi #del #nga #rruga #përfundon #në #kanal #dhe #shpërthen #në #flakë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button