Aktualitet

Liga e Kampionëve vjen edhe sonte me ndeshje fantastike

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe mbrëmjen e sotme.

Ndeshjet më interesante pritet të jenë ato në Grupin A dhe Grupin B, sepse ende nuk janë vendosur skuadrat e dyta që do të kalojnë tutje, shkruan Sport.

Në Grupin A, Galatasaray dhe Manchester United përballen me fillim nga ora 18:45, kurse Bayern Munich dhe Copenhagen me fillim nga ora 21:00.

Tek Grupi B, PSV dhe Lens po luftojnë për pozitën e dytë, me të dy skuadrat që do të luajnë sonte në transfertë ndaj Sevillas, respektivisht Arsenalit.

Sfidë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Real Madridit dhe Napolit.

/ Sport/



#Liga #Kampionëve #vjen #edhe #sonte #ndeshje #fantastike
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button