Aktorja e “Sex and the City”/ Nixon hyn në grevë urie para Shtëpisë së Bardhë: Stop Luftës, mjaft u vranë fëmijë!


“Nuk është asgjë normale, asgjë nga kjo rutinë lufte nuk duhet të vazhdojë”,- tha 57-vjeçarja Nixon, në konferencën e shtypit jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar 14,300 palestinezëve të vrarë në Gaza nga bombardimet izraelite, pas sulmit të Hamasit brenda Izraelit më 7 tetor.
TIME shkruan se ish-kandidatja për guvernatore e shtetit të Neë York-ut do të marrë pjesë në grevën pesëditore të urisë, para se të kthehet në New York për punët e saj.

“Jam e lodhur nga njerëz që shpjegojnë se viktimat civile ndodhin në një luftë, nuk ka asgjë normale me këto vdekje e këtë masakër”.
Pesë politikanë; Madinah Wilson-Anton nga Delaware, Zohran Mamdani nga Neë York, Mauree Turner nga Oklahoma, Sam Rasoul nga Virginia, e Abraham Aiyash nga Michigan – po marrin pjesë gjithashtu në grevën e urisë. BW
#Aktorja #Sex #City #Nixon #hyn #në #grevë #urie #para #Shtëpisë #së #Bardhë #Stop #Luftës #mjaft #vranë #fëmijë
Java News