Aktualitet

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 29 nëntor 2023.

Aktivitetet ditore të Ministrisë së Drejtësisë për fushatën “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”:

Ora 09:00 – Kafe me gratë ukrainase dhe afgane. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

Ora 10:00 -Tryezë diskutimi “Zbatimi i politikave kundër braktisjes së arsimit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Ora 10:30 – Përmbyllja e Programit rajonal “Eliminimi i dhunës ndaj vajzave dhe grave” UN Women. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)

Ora 11:00 – Vizitë në Shoqatën e të shurdhërve. (Prishtinë)

Ora 14:00 – Lansimi i Programit të kryerësve të dhunës. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Amfiteatri në objektin ish-Rilindja, Prishtinë)

Ora 14:00- Townhall në Prishtinë. (Gjimnazi “Xhevdet Doda”, Prishtinë)

Ora 17:00 – Ekspozita “Traumë në letër”, Manifesta 14, Prishtinë. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ora 20:00 – Shfaqja “Molly” (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

Demokracia për Zhvillim (Democracy for Development) publikon raportin “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim”, i përpiluar nga Internews Kosova në bashkëpunim me ATRC dhe D4D. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë, ora 09:30 – 16:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Fondin sovran të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:30)

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK), mban konferencën me temë “Sektori i prodhimit të qumështit- gjendja aktuale dhe perspektiva për zhvillim”. (Hotel “Emerald”, ora 09:30 – 13:45)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) hap ofertat e shitjeve përmes likuidimit numër 64. (Salla e konferencave – hotel “Grand”, Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike mban seancë dëgjimore me institucionet/agjencionet që bien në fushëveprim të Komisionit për Administratë Publike, në lidhje me kërkesat buxhetore për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

OJQ Aktiv organizon konferencën me rastin e prezantimit të raportit “Shpalosja e sfidave të sigurisë përbrenda komunitetit serb në Kosovë”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00)

Në kuadër të fushatës “16 Ditë të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, organizata jo-qeveritare “Humanus Vita” promovon pikturën murale. (Shkolla Fillore “Idriz Barani”, Klinë e Epërme, ora 12:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit për bujqësi. I ftuar: ministri i MBPZHR-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2022. Të ftuar: Bordi i AKP-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave interviston kandidatët e propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)

Partia Socialdemokrate (PSD) mban protestë me rastin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. (Prishtinë, ora 14:00)

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 14:30-16:00)



#Çka #të #ndodhë #sot #në #Kosovë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button