A duhet Gani Gërmia të vazhdojë rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova 2? Kështu votoi publiku!

Në spektaklin e së hënës u hap një televotim nëse Gani Gërmia duhet të qëndrojë në shtëpi.
Kjo për shkak të një debati të ashpër që ai pati me Lumbardhin, ku edhe eskaloi duke i rënë tavolinës.
E për këtë duhej të vendoste publiku, nëse duhet të dilte apo të vazhdonte garën.
Publiku vendosi që ai të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova 2.
I njëjti iu gëzua këtij fakti duke thënë se ‘asnjëherë nuk është ndjerë i tradhtuar’.
Prezantuesi e humoristi tha gjatë Prime-t se ndihet keq dhe se sjellja e tij është e papranueshme.
Atij iu kërkua nga moderatorët që të ketë kujdes nga sjelljet e tij pasi nuk duhet të përsëritet një gjë e tillë.
#duhet #Gani #Gërmia #të #vazhdojë #rrugëtimin #në #Big #Brother #VIP #Kosova #Kështu #votoi #publiku
gazetablic.com