Aktualitet

Turizmi informal, kush nuk regjistrohet, pas 30 nëntorit do të tatohet online

30 nëntori është caktuar si afati i fundit nga qeveria për regjistrimin e të gjitha njësive akomoduese që deri më tani kanë funksionuar me klientë online nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme, duke shmangur regjistrimin dhe pagesën e taksave pranë autoriteteve shtetërore.

Por edhe pse jemi në fund të këtij afati, në Gjirokastër numri i subjekteve të regjistruara është mjaft i ulët krahasuar me numrin real që funksionojnë në të zezë.

Zyrtarë të taksave në bashkinë e Gjirokastrës deklarojnë se pas 30 nëntorit do të vijojnë kontrollet në terren.

Një prej administratorëve të hoteleve në Gjirokastër shprehet se kjo është një nismë shumë e mirë pasi edhe në rast të mosregjistrimit vullnetar të njësive akomoduese, aplikacionet online do të taksojnë direkt subjektet në marrëveshje me qeverinë shqiptare

Sektori i hotelerisë në Gjirokastër është zhvilluar ndjeshëm, por ende strukturat shtetërore nuk kanë një databasë të saktë për numrin e tyre, pasi shumica e tyre operojnë të paregjistruar.

/f.s

#Turizmi #informal #kush #nuk #regjistrohet #pas #nëntorit #të #tatohet #online
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button