AktualitetDurresi Sot
Pjesë e një grupi kriminal/ Kush janë dy personazhet e njohur të ‘tik-tok’ që u arrestuan sot në Durrës (EMRA)

8 persona ranë në pranga mëngjesin e sotëm pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në qytetin e Durrësit.
Mes të arrestuarve, janë dhe dy personazhe të njohur në rrjetin social tik-tok. Bëhet fjalë për Stivens Bulku dhe Kristel Balla, të cilët ishin pjesë e dy grupeve që shpërndanin drogra të forta nëë zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe të tjera kriminale.
Dy grupet u goditën sot nga policia pas një hetimi 6-mujor, ndërsa mes të arrestuarve të tjerë janë dhe Goni Muça, i cili njihej edhe me tre emra të tjerë, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra, Tani Muça, Amonali Halili, Ergi Curri dhe Gentian Konesha.