Shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët për festat e fundvitit, shpërndarja nis nga 1 dhjetori

Shpërblimi i fund-vitit për përfituesit e pensionit, në vlerën e 5 mijë lekëve do të nisë të shpërndahet prej 1 dhjetorit. Bonusin do mund ta marrin bashkë me pagesën mujore të pensionit rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale.
Fondi në dispozicion për bonusin e këtij viti është në vlerën e 3.5 miliardë leheve, ndërsa në 2024-n shuma do të rritet në 3.6 miliardë lekë.
Prej vitit 2022, shpërblimi i fundvitit është përcaktuar si zë i veçantë buxhetor, pa pikëpyetje nëse do jepet apo jo siç ishte më parë.
Ndërkohë, pas marrjes së bonusit, të moshuarit në vend do të duhet të presin tetorin e vitit të ardhshëm për të marrë ca para më tepër në pensionin e tyre mujor. Bazuar në ecurinë e deritanishme dhe parashikimet për vijimin për inflacionin, pensionistët do të marrin edhe më pak para’ nga sa përfituan në indeksimin e fundit, atë të muajit tetor.
#Shpërblim #mijë #lekë #për #pensionistët #për #festat #fundvitit #shpërndarja #nis #nga #dhjetori
JavaNews