I rrah dhe i kanos me armë një burrë e një grua, i dyshuari ia vë flakën edhe shtëpisë

Një person në Miradi të Epërme në Fushë Kosovë i ka rrahur dhe kanosur me armë zjarri një burrë dhe një grua.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari më pas ia ka vënë flakën njërës prej dhomave të shtëpisë.
Tutje, në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një marrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar/e, i njëjti dyshohet se i ka kanosur edhe me armë zjarri, po ashtu i njëjti duke hedhur derivate, i ka dhënë zjarrin në njërës nga dhomat në shtëpinë e tyre (dyshohet se armën pistoletë e ka hedhur në zjarr)”.
“Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
#rrah #dhe #kanos #armë #një #burrë #një #grua #dyshuari #vë #flakën #edhe #shtëpisë
gazetablic.com