Aktualitet
Hyri ilegalisht nga Serbia, policia ndalon të dyshuarin në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një kamionetë në Leposaviq, pasi që kishte hyrë ilegalisht nga Serbia.
Siç thuhet në njoftim, kamionetën ishte duke e drejtuar një kosovar.
“Njësia policore ka ndaluar një kamionetë të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte hyrë përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë”, bëhet e ditur në njoftim.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe shkon në procedurë të rregullt.
#Hyri #ilegalisht #nga #Serbia #policia #ndalon #të #dyshuarin #në #Leposaviq
gazetablic.com