Aktualitet

‘Shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe, policia i sekuestron 200 mijë euro pasuri në Elbasan

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Elbasan ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Property” vuri në sekuestro preventive pasuritë e paluajtshme në emër të 28-vjeçarit me iniciale L. C.,  dhe të familjarëve të tij.

Në zbatim të vendimit, u bë sekuestrimi i 3 pasurive të paluajtshme me vlerë 200 000 euro, në lagjen “5 Maji”, konkretisht: 2 apartamente banimi dhe 1 njësi shërbimi.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi L. C., i cili është dënuar me 3 vjet burgim, në Britaninë e Madhe, për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Shtëpi #bari #në #Britaninë #Madhe #policia #sekuestron #mijë #euro #pasuri #në #Elbasan
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button