Aktualitet

Aksioni në Kuvend për hallet e tij, Berisha: Dua ndihmën e shqiptarëve, ndërkombëtarët kanë dështuar

Ish-kryeministri Berisha ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania ku ka folur rreth ngjarjeve të fundit në politikën shqiptare.

Ai tha se një konflikt i ngjashëm mes pozitës dhe mazhorancës ka ndodhur edhe në vitin 2014 pikërisht për shkak të komisioneve hetimore, ndërsa shtoi në atë kohë zgjidhjen e dha Komisioni Europian.

I pyetur nga gazetari Ervis Iljazaj se kujt i adresohen deputetët opozitarë me aksionin e tyre, tashmë që marrëdhëniet me ndërkombëtarët nuk janë ndër më të mirat, Berisha u përgjigj se edhe ndërkombëtarët shpesh kanë gabuar. Ai tha se në këtë rast deputetët e opozitës u adresohen vetëm shqiptarëve.

“Një konflikt i tillë ka ndodhur edhe në vitin 2014, për komisionet hetimore. Problemin e ka zgjidhur Komisioni Europian, ata i imponuan Edi Ramës. Unë mendoj se të huajt, ambasadat e kanë bërë punën e tyre me deklaratat që kanë bërë.

Unë bie dakord me pjesën që ky problem duhet të zgjidhet nga qytetarët shqiptar sepse ambasadat u shprehën e thanë fjalën e tyre. Komisioni Europian foli edhe para ambasadave.

Tani ndërkombëtarët në historikun e zhvillimeve shqiptare duke i parë me realizëm, kanë patur sukses, por kanë pasur edhe dështime. Pyetja qëndron kujt i adresohemi ne, ne u adresohemi shqiptarëve. Në parlament janë 40 vetë që po bëjnë rezistencë me mosbindje civile”,-tha Berisha.

/a.r

#Aksioni #në #Kuvend #për #hallet #tij #Berisha #Dua #ndihmën #shqiptarëve #ndërkombëtarët #kanë #dështuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button