Aktualitet
LIVE! Samiti i Diasporës, Rama: Mirësevini në agimin e 111-vjetorit të Pavarësisë

Pas Ditës së Arbëreshëve që u zhvillua të mërkurën, sot në kryeqytet zhvillohet Samiti i tretë i Diasporës në Tiranës. Aty marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës si dhe nga rajoni.
Samiti ka në fokus të gjithë diasporën dhe mbahet në Pallatin e Kongreseve. Pritet të mbajnë fjalën dhe përcjellin mesazhet e tyre Presidenti Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Edi Rama, Ministri Igli Hasani etj.
Aty ndodhen edhe përfaqësues të shqiptarëve të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës etj.
Një nga çështjet më të rëndësishme që pritet të diskutimit është e drejta e diasporës për të votuar në vendin e tyre.
#LIVE #Samiti #Diasporës #Rama #Mirësevini #në #agimin #111vjetorit #të #Pavarësisë
Java News