Aktualitet

​Kurti: Ushtria jonë ka edhe sy në qiell përmes dronëve Bayraktar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është mburrur siç ka thënë për të arriturat e qeverisë në rreth tri vite sa janë në pushtet.

Kurti para kabinetit qeveritar, tha se në dy të tretat e mandatit kanë arritur suksese në shumë sektorë.

Ai përmendi rritjen ekonomike, mbështetjen ndaj qytetarëve dhe bizneseve, derisa tha se kanë shtrirë sovranitetin edhe në veri.

Kurti nënvizoi se Kosova tani e ka ushtrinë më të fortë se kurrë.

“Përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qielll përmes dronëve Bayraktar”, tha ai.



#Kurti #Ushtria #jonë #edhe #në #qiell #përmes #dronëve #Bayraktar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button