Aktualitet

Miratohet projektligji për letërnjoftim, qytetarët mund të pajisen me të që nga lindja

Në mbledhjen e sotme të qeverisë që ka filluar të mbahet nga ora 10:00, po diskutohen disa projektligje, të cilat po vihen në votim.

Pika e tretë e rendit të ditës së sotme, ka qenë “Shqyrtimi i projektligjit për letërnjoftim”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se me këtë projektligj, nga lindja deri në moshën 16 vjeçare të mund të pajisen me letërnjoftim, por pa qenë të detyruar.

“Me këtë projektligj, nga lindja deri në moshën 16 vjeçare të mund të pajisen me letërnjoftim, por pa qenë të detyruar, dhe do t’u mundësohet të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim në vendet që Republika e Kosovës ka marrëveshje”, është shprehur Sveçla.



#Miratohet #projektligji #për #letërnjoftim #qytetarët #mund #të #pajisen #të #që #nga #lindja
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button